Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, ka reaguar pas arrestimit të kameramanit, Albion Selitaj.
Ai e ka kritikuar mënyren e arsyetimit të arrestimit dhe komunikatën e policisë së Kosovës për Selitajn.
Postimi:
#MeAlbionSelitaj
Duke e njohur për së afërmi kameromanin Albion Selitaj vlerësoi që edukimi dhe karakteri i tij moral dhe profesional nuk përkon me mënyrën arsyetimit të arrestimit dhe komunikatën e policisë për faktin që nuk ishte shoqërim por arrestim sepse u prangos.
Kjo nuk e do të thotë që më e humb besimin dhe respektin në Policinë e Kosovës por njëherit duhet të jetë leksion për policinë që një sjellje e tillë është e papranueshme.
Duke uruar që mos të përsëriten rastet në pengimin e medias njëherit vlerësoi që institucionet në Kosovë kanë shumë punë për të bërë në parandalimin e dukurive deviante që e dëmtojnë shoqërinë tonë.