I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Reeker, është takuar sot me ambasadorin e Kosovës në Washington, Ilir Kapiti.
Gjatë këtij takimi, Reeker njofton se kanë diskutuar për mënyrën se si Washingtoni mund të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Postimi:
Gëzohem që kam mundësi të takohem me ambasadorin e Kosovës, Ilir Kapiti, për të diskutuar se si SHBA mund të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.