Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka ‘goditur’ përsëri ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Peci ka thënë se Mustafës i ka mbet ‘zhig’ të bëhet president i Kosovës.
“Ne asnjëherë nuk jemi ata që i ngrisim këto tema dhe këto polemika, disa herë ka ndodh që Mustafa qoftë përmes prononcimit, apo intervistave sikur i ka disa ‘zhige’ që i kanë mbetë sa ka qenë pjesë e drejtimit të LDK-së, mes tyre mendoj se Isa Mustafa nuk është model i politikanit qoftë në aspektin e udhëheqjes së institucioni qoftë në aspektin partiak që mund me nda diçka për shoqërinë ose njerëzit që kanë përgjegjësi institucionale”.
Peci po ashtu ka thënë se Mustafa e kishte ëndërr të bëhej president i Kosovës, dhe për këtë ambicie po merret me presidentën Osmani tani.