Jusuf Ulaj, i cili është këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve të Kosovës për derivate.
Në mesin e këtyre deputetëve janë edhe ata të VV-së, ku Ulaj tha se presin reflektim nga grupi parlamentar që i përfaqëson ata, teksa tha se shpenzimet për karburante duhet sqaruar e ndalur.
“Shumë nga ne që në Lëvizje jemi për parime dhe ndaljen e të këqijave në këtë vend, presim reflektim nga grupi parlamentar që na përfaqëson! Shpenzimet në karburante duhen sqaruar dhe ndalur”, ka shkruar Ulaj.
Kujtojmë se gjatë ditës në media u raportua se shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës janë kompensuar nga ky institucion për shpenzimet e derivateve që ata kanë marrë për të dalë në punë.