Murati: E vështirë një marrëveshje tjetër me Serbinë veç ripërcaktimit të kufijve

Aktuale

Murati: E vështirë një marrëveshje tjetër me Serbinë veç ripërcaktimit të kufijve

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 00:17
Valon Murati

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se është e vështirë një marrëveshje tjetër me Serbinë veç ripërcaktimit të kufijve. Thotë se nëse një gjë e tillë do të bëhej me marrëveshje në mes të dy shteteve, s’do të kishte asnjë pengesë nga ndërkombëtarët.

“Nëse i shohim deklaratat e zyrtarëve amerikanë e deri te kjo deklarata e fundit e Escobar, kur pyetet në mënyrë eksplicite për çështjen e korrigjimit të kufijve, ai thotë që “ne pranojmë çkado që palët pranojnë”, tha Murati.

“Pra, përderisa para vitit 2017 qëndrimi amerikan ka qenë kategorik kundër, ky ka lëviz pas vitit 2017 në mënyrë konstante dhe nuk ka lëvizur as tash në këtë administratë”, shtoi Murati.

“Sigurisht deklaratat për mos ndryshim të kufijve, njohjen e Kosovës, sovranitetin, integritetin, janë të natyrshme sepse ata Kosovën e kanë njohur dhe ata dëshirojnë ta heqin çfarëdo frike që është krijuar këtu në opinion  sepse ata e kanë njohur Kosovën. Kur e njohin një shtet e njohin në kufijtë e vetë. Por ai shtet të cilin amerikanët dhe tjerët e kanë njohur, ai ia njeh edhe të drejtën që me një shtet tjetër në marrëveshje të ia njeh kufijtë. Ajo çka nuk lejohet është që këto të bëhen me dhunë, që të bëhen në mënyrë të njëanshme”, shpjegoi Murati.

“Unë vështirë shoh marrëveshje tjetër sepse edhe nëse pranohet një variant i Asociacionit, ajo që arrihet në negociata vështirë që mund të zbatohet”, theksoi ai.

“Komuniteti serb i ndikuar nga Beogradi do të ketë gjithmonë pretendime për më shumë pushtet dhe të defunksionalizojë Kosovën më shumë”, theksoi Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat