Reth 31 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Reth 31 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 07:37
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,032 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat