Shpenzimet enorme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për karburante ka bërë jehonë të madhe në vendin tonë.
Pas publikimit të këtyre të dhënave, deputetët e Lëvizjes Vetëvendose, kanë marrë vendim që të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit.
Po ashtu, ata kanë kërkuar që “rrugën” e njëjtë të aplikojnë edhe deputetët e partive tjera.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Me anë të këtij njoftimi duam të informojmë opinion publik, se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, vullnetarisht do të tërhiqen nga kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe njëkohësisht thërrasin edhe deputetët tjerë të aplikojnë të njëjtin standard. Gjithashtu, do të kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit, rishikimin e vendimit për kompensimin e deputetëve.
Ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e performances së punës së deputetëve, llogaridhënies dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve të Republikës!
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/04/auto_273215217_490390572447001_4128068222927475412_n1643965574.jpg)