Analisti politik Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me shpenzimet e deputetëve.
Ai u shpreh se vetëm aktivistët e VV reaguan për të u tërhiqur nga këto benifite, përcjell “Bota sot”.
Pozhari thotë se këta të tjerët nuk po e kuptojnë ende thelbin e kësaj ngjarje.
Postimi i plotë
Veç aktivistët e VV-së reaguan ndaj shpenzimeve dhe e detyruan grupin e tyre parlamentar të tërhiqen nga benifitet.
Një bravo e madhe. Kështu kontrollohen përfaqësuesit tuaj.
Këta të tjerët hala tu mos e kuptu thelbin, e tu thonë çka ka more të keqe!