Çështja e kompenzimit të shpenzimeve të udhëtimit për deputetët mori shumë reagime në orët e fundit.
Në lidhje me këtë, ka folur edhe ish-deputeti Veton Berisha.
Ai në tregoi se si ishte e rregulluar kjo gjë, në kohën kur ai ishte deputet, por edhe më herët.
“Është një rregullore prej vitit 2008, me sa unë e di gjatë asaj kohë ka qenë një vlerë e caktuar për deputetët të cilët udhëtojnë në largësi të ndryshme, mbi 60-70 km në largësi”, u shpreh ai.