Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka pritur në takim anëtarin e Bundestagut nga SPD, Adis Ahmetoviq.
Këtë e bëri të ditur ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook.
Ai tregoi se në këtë takim u fol për bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në ambientin e ambasadës tonë në Berlin, z. Adis Ahmetovic, anëtar i Bundestagut nga SPD, i cili para pak ditësh mori funksionin edhe të raportuesit të Bundestag-ut për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit diskutuam mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë e sidomos në fushën parlamentare”, ka shkruar Ajeti në Facebook.