Një person i vdekur, kaq raste të reja me Covid-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale

Një person i vdekur, kaq raste të reja me Covid-19 u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

Nga: A.ZH Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 15:01
Qendra për testim për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Një person ka vdekur dhe 1853 raste të reja me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 1639 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH-ja:

04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.

Në total numri i rasteve aktive është 31.084.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat e publikuara nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat