Jahja Kokaj: Veturën e kam japoneze, është mjaft e fortë

Aktuale

Jahja Kokaj: Veturën e kam japoneze, është mjaft e fortë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:15
Jahja Kokaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka treguar se posedon një veturë japoneze, që sipas tij është e fortë edhe për nga marka por edhe për nga shpenzimet.

Kokaj deklaroi se kolegët e tjerë, ndoshta nuk e kanë ditur sikurse ai, që të marrin shpenzimet e caktuara për udhëtim.

“Veturën e kam japoneze, është mjaft e fortë. E fortë për nga marka dhe për nga shpenzimi. Ngase janë të njohura dhe veturat japoneze e kanë motorin e fortë.

Dua të them që për veten time, qenka një shumë ashtu, por me iu thënë të vërtetën, konsideroj që edhe kolegët e tjerë ndoshta sikurse unë nuk e kanë ditur të marrin shpenzimet e caktuara të destinuara për udhëtim”, tha Kokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat