Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca ka thënë sot se ka hequr dorë nga shpenzimet e karburantit sa ishte deputet në vitin 2015.
Ai tha se ka jetuar në Prishtinë dhe për këtë arsye e ka refuzuar këtë pagesë.
“Unë kam vendosur që të heq dorë nga shpenzimet e udhëtimit për faktin se kam menduar që këto shpenzime nuk u takojnë deputetëve dhe kam menduar se një deputet që jeton në Prishtinë dhe në të njëjtën kohë nuk mund të deklarojë se jeton diku tjetër për të marr këto shpenzime, kam konsideruar që është shkelje”.
Grainca foli edhe për kërkesën që i bëri departamentit të financave në Kuvend që këto pagesa të ndaleshin për të.
“Sapo e kam kuptuar që Financat e parlamentit kanë paguar për shpenzimet e mija, unë u kam kërkuar financave që t’i ndërprenë ato”, tha ai.