Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe dy të tjerëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.
Ndaj këtij lajmi, ka reaguar edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.
Ai në një postim në Facebook tha se Lekaj të shtunën bënte thirrje ‘hajnat në burg’, tani prokuroria ia plotësoj dëshirën.
“Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg. Prokuroria ja plotësoj dëshirën”, deklaroi Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Allahile pse u deshtë 2 vjet për këtë aktakuzë?
Të shtunën bërtitke hajnat në burg, ky e paska ditë kush po shkon në burg.
Prokuroria ja plotësoj dëshirën.