Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, publicisti Liri Loshi ka treguar skenarin se si Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë deri 80% të votave.
Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, nëse bëhet zvogëlimi i rrogave të deputetëve, atëherë Vetëvendosje do të arrijë t’i marrë 80% të votave.
Sipas tij, kjo për faktin se në partitë tjera si PDK, LDK e AAK, vetëm paraja i motivon që të merren me politikë, kurse në LVV krijohet një qetësi e madhe.
Postimi i plotë:
Me ua zvogëlu rrogat deputetëve arrihen disa efekte pozitive për Vetëvendosjen.
Në zgjedhjet e ardhshme konkurrenca nga partitë tjera zvogëlohet së paku përgjysmë.
Kjo pra, Vetëvendosjen mund ta bjerë në 70 apo 80 përqind të votave. Sepse, këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së vetëm paraja i motivon me u marrë me politikë.
Edhe në Vetëvendosje krijohet një qetësi më e madhe, sepse numri i atyre që duan të merren me politikë për shkak të parasë, bie. Provoni me i zvogëlu rrogat!