Gjatë ditës së djeshme janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit për derivate, të cilëve më pas iu është subvencionuar shuma nga buxheti i shtetit.
Në mesin e tyre ishte edhe deputetja Yllëza Hoti. Ajo për dy muaj ka harxhuar 810 euro karburant.
Publikimi i këtyre shpenzimeve u përcoll me kritika të shumta ndaj deputetes.
Vetëm dje ajo hoqi e më pas e vendosi prapë Prishtinën si vendbanimi të saj në Facebook,
Kurse, sot deputetja e VV-së profilin e saj zyrtar në Twitter e ka bërë privat.
Dje, gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, kërkoi dorëheqjen e deputetes.
Ai e ka cilësuar të turpshëm rastin e deputetes.
Lëvizja Vetëvendosje sot ka marrë vendim që deputetët e kësaj partie si shumicë parlamentare, vullnetarisht të tërhiqen nga kompenzimi i shpenzimeve të udhëtimit.