Luksi i deputetëve në restorantin e Kuvendit: Pjata me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë

Aktuale

Luksi i deputetëve në restorantin e Kuvendit: Pjata me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:58
Ilustrim

Pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë në restorantin e Kuvendit të Kosovës.

Nga viti 2011, deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin nga 5 euro për shpenzime ditore, përveç benefiteve tjera që i kanë, si kompensimi i shpenzimeve për udhëtim për deputetët që jetojnë jashtë Prishtinës.

Për këtë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit, që përbëhej nga shefi, Jakup Krasniqi, e anëtarët Xhavit Haliti, Glauk Konjufca, Sabri Hamiti, Etem Arifi e Petar Miletiç.

Ndërkaq, kryesuesit të Kuvendit të Kosovës jo rrallë i bie t’i thërrasë për në seancë deputetët, sepse shpesh ata lirojnë seancën e shkojnë në restorantin e Kuvendit.

Në restorantin e Kuvendit, deputetët çmimet i kanë fort të volitshme, krahasuar me ato të tregut.

Një kafe espresso, që rëndom kushton 50-70 cent, për deputetët, në Kuvend kushton 30 cent. Po kaq është edhe çaji filtër, që në një lokal tjetër shitet deri në 1 euro.

E makiato e madhe, për ta është 40 cent, ndonëse qytetarët paguajnë nga 1 euro.

Veç nga 20 cent u kushton kafe kapuqino e qumësht me çokollatë apo bambi.

E nëse është i uritur ndonjëri ligjvënës, me 40 cent mund ta paguajë një supë viçi, e nëse nuk ia ka ënda këtë, mundet veç me 30 cent të paguajë një supë pule.

Pas supës, shkon sallata 200 gramësh, ku deputetit i kushton 50 cent.

200 gramë djathë-kaçkavall i kushton 40 cent.

E pjata kryesore, me 300 gramë mish në hell, kushton 1 euro e gjysmë. Kurse deputetët vegjetarianë mund të marrin 300 gramë shpageta apo makarona për vetëm 80 cent.

E arsyet pse janë çmimet më të lira në bufenë e kuvendit, ka dhënë ekonomisti Remzi Smajli.

Shërbimet më të lira në restorantet e institucioneve publike janë nga fakti se: Në ofertat e tyre, në procedurë prokurimi, kanë ofruar çmime më të ulëta. Kanë klient konstantë gjatë tërë kohës. Shpenzime më të ulëta, sidomos në energji dhe qira”.

Marrja e shërbimeve të bufesë bëhet me tender dhe ofertuesi më i lirë e fiton atë.

Por, e njëjta është mbyllur përkohësisht në fund të vitit 2021, pasi pati ankesa edhe për shërbim të ujit, të prodhuar nga Serbia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat