Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj lidhur me 53 milionëshin.
Durmishi ka thënë se kjo nuk do të jetë aktakuza e fundit për Lekajn.
Ai uron që drejtësia të funksionoj dhe Lekaj të marr dënimin e merituar.
Postimi:
Eset Berisha ishte shkarkuar në Qeverinë Kurti 1 nga pozita e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil. Kishte ngritur padi ndaj Qeverisë dhe e kishte marrë përgjigjen nga gjykata se shkarkimi ishte i ligjshëm.
Tani do të ballafaqohet me një aktakuzë të rëndë, bashkë me Palin, pra shefin e tij.
E sa për Palin, as nuk është e para e as nuk do të jetë aktakuza e fundit.
Shpresoj që të funksionoi sistemi i drejtësisë dhe Pali me shokët e tij të marrin dënimin për të bëmat e tyre vetëm aq sa e meritojnë