Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit e cila ka ndodhur mbrëmjen e 26 nëntorit.
Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58.
Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.
Me 26 nëntor të 2021 një autobus që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov.
Nga ai sulm të vrarë mbetën tre persona. Shoferi i autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënësit, Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj.
Për motivet e rastit nuk dihej asgjë në orët, as në ditët e para.
Përflitej për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.