Suspendimi i policit për kritika ndaj deputetëve, reagon edhe Dardan Molliqaj

Aktuale

Suspendimi i policit për kritika ndaj deputetëve, reagon edhe Dardan Molliqaj

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:19
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj ka reaguar pas suspendimit të zyrtarit policor Amir Hoxha.

Kreu i PSD-së përmes një postimi në Facebook ka thënë se  me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë.

Postimi i tij:

Polic i mirë është polici i (pa)dëgjueshëm

Nuk ka profesion më të keqpërdorur nga qeveria Kurti, sesa ai i policit. Mbani mend skenat në veri për hesape elektorale?

Por kontrolli nga sipër, që vie duke u rritur, po fillon me ata që cenojnë idiliken e demokracisë. Polici i përjashtuar nga puna shpërfaqi kontradiktën në mes të privilegjeve të atyre në pushtet dhe kushteve të vështira të punëtorit. Prandaj u largua. Ai tha shumë, me pak fjalë. Polici nuk është trup në shërbim të privilegjeve të shefit.

Kushtet e punës, pa sigurim shëndetësor e me orar e terren të vëshirë pune, ditë e natë, policin e dobësojnë. Mbajtja nën kushte minimale është shfrytëzim. Sindikata e policisë duhet të zgjohet.

Polici nuk është robot. Përjashtimi nga puna tregon natyrën e pushtetit totalitar. Arkitektura e nënshtrimit është e gatshme. Shembja e saj domosdoshmëri.

Por sikur në secili profesion, njeriu nuk është i reduktueshëm në punën që bënë. Polici është edhe qytetar. Amir Hoxha u largua nga puna sepse theu rendin që ia kërkonte heshtjen dhe nënshtrimin. Me përjashtimin e tij u sulmua e drejta demokratike e fjalës dhe e drejta për punë.

Por shembujve për disiplinim që po na jep pushteti duhet t’i përgjigjemi me mësime që jep organizimi sindikal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat