IPK del me sqarim shtesë pas suspendimit të Amir Hoxhës

Aktuale

IPK del me sqarim shtesë pas suspendimit të Amir Hoxhës

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 13:52
Amir Hoxha

Inspektorati Policor i Kosovës ka dalë me komunikatë për media pas suspendimit që iu bë zyrtarit policor nga Prishtina, Amir Hoxhës.

Hoxha është suspenduar për tre ditë, ndërkaq ka njoftuar se suspendimi ndërlidhet me një postim që e ka bërë gjatë ditës së djeshme për pakënaqësinë e tij rreth mospagesës së shujtave për policët.

IPK-ja në komunikatën për media shkruan se nuk është duke e trajtuar rastin e Hoxhës dhe ky institucion nuk ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit Policor.

Një gjë të tillë IPK-ja e konfirmoi më parë për Paparacin në një përgjigje me shkrim.

IPK thekson se rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.

Postimi i plotë:

Sqarim nga Inspektorati Policor i Kosovës

Prishtinë/Hajvali, 05 shkurt 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka pranuar kërkesa të shumta lidhur me suspendimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës .
Duke ju referuar kërkesave të shumta ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës nuk është duke e trajtuar këtë rast dhe nuk ka bërë ndonjë rekomandim për suspendim dhe se ky suspendim është bërë nga Policia e Kosovës.

Bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së hetuesit e IPK-së hetojnë të gjitha veprat penale të kryera nga punonjësit e Policisë së Kosovës, pa dallim grade dhe pozite gjatë ushtrimit së detyrës ose jashtë saj.

Rekomandimi për suspendim nga IPK bëhet në rastet e hetimit të veprave penale dhe kur është në interes të procedurës hetimore – penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat