Lulzim Paci është profesori vushtrrias i cili u bë i njohur me vallëzimet e tij në rrjetin social Tik Tok.
Sot në orën 14:00 në Vushtrri pritet të mbahet protestë-vallëzimi dedikuar atij, por ai është deklaruar se nuk mund të marrë pjesë për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Mirëpo, profa i ka mbështetur këto organizime sensibilizuese, madje ka kërkuar nga të gjithë që ta mbështetin edhe Amir Hoxhën, policin e suspenduar.
“U bëj thirrje që të gjithëve që të merren edhe me rastin e policit të suspenduar, ta mbështesin atë”, është shprehur Paci.
Hoxha përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka bërë të ditur se është suspenduar se kritikoi shpenzimet e deputetëve dhe për mospagesën e shujtave për policët në kryerjen e detyrës.