4 viktima, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Aktuale

4 viktima, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Edhe 4 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e infektimit me Koronavirus.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1721 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 2704 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë nga MSH:

05 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.407 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 87.965 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.

Në total numri i rasteve aktive është 30.097.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat