Zyrtari i Policisë së Kosovës, Amir Hoxha, ka reaguar ndaj kreut të Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri pasi ky i fundit ka deklaruar se sipas rregullores, policëve nuk iu lejohen komentet politike.
Hoxha thotë se në reagimin e tij ka shprehur atë që i takon me ligj dhe që ia garanton Kushtetuta. Derisa ka kritikuar Sindikatën për mosdije në adresimin e kërkesave të policëve.
“Turpi ka emër, arsyetone të paktën 10% që i merrni nga pagat e zyrtarëve.
Unë kam shpreh diçka që më takon me ligj dhe që kushtetuta ma garanton e që është më e lartë se UA tuaja që i ndërroni çdo mandat, nëse juve ju dhemb dhe nuk dini t'i adresoni kërkesat e vartësve tuaj, atëherë kjo barrë na takon neve se fundja jem qytetarë të kësaj Republike.
Turp, turp, turp”, ka shkruar polici Amir Hoxha.