​Shqipëria krah SHBA-së për Ukrainën, Hoxhaj: Lajm i madh për të gjithë shqiptarët

Aktuale

​Shqipëria krah SHBA-së për Ukrainën, Hoxhaj: Lajm i madh për të gjithë shqiptarët

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:23
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar lajmin e fundit nga Shqipëria, e cila do të bëhet bashkëhartuese me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për çështjen e Ukrainës.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është lajm i mirë për shqiptarët dhe kjo e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, siç u shpreh ai, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Lajm i mirë për shqiptarët!

Shqipëria po rritet në nivel ndërkombëtar! 🇦🇱Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-në do të hartojnë qëndrimin për çështjen e krizës së Ukrainës. Ky është lajm i madh për të gjithë shqiptarët dhe e bën Shqipërinë promovuese të paqes dhe sigurisë në rajon, derisa, Rusia vazhdon të jetë kërcënim i rendit ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat