Një 56-vjeçar ka vdekur si pasojë e ngelizhencës së mjekëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan. Policia e Kosovës ka njoftuar se hetimet kanë nisur për këtë rast, ndërsa një mjek është suspenduar.
Përmes një njoftimi për media, policia ka njoftuar se hetimet për rastin kanë filluar, ndërsa viktima 56-vjecar është dërguar për obduksion.
“Hetim mbi vdekjen Prishtinë, 05 shkurt 2022 – Sot kemi pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë. Bëhet fjalë për personin: M.G, mashkull, 56 vjeç nga rrethina e Lipjanit. Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes, përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Media ka raportuar lidhur me rastin, ku një dëshmitar ka treguar se si pacienti u neglizhua nga mjekët.