Analisti në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane me qendër në Washington, Leon Hartwell, ka thënë se risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur që të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.
Ai tha se këtë BE-ja po e bën në mënyrë agresive.
Hartwell ka deklaruar se opinioni e ka përshtypjen se formimi i Asociacionit është një kusht për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.
“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Hartwell për Zërin e Amerikës.