Përkrahen Kurti dhe Konjufca, për qëndrimin e tyre rreth kontestit pronësor në Deçan

Aktuale

Përkrahen Kurti dhe Konjufca, për qëndrimin e tyre rreth kontestit pronësor në Deçan

Nga: A.ZH Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:04
Glauk Konjufca dhe Albin Kurti

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e ka përshëndur dhe ka thënë se e përkrah pa-rezerva qëndrimin e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, rreth kontestit pronësor në Deçan rreth pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

Sipas Lidhjes së Historianvëe, këto prona, duke u thirrur në ligjet dhe vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit, dhe me vendimin skandaloz, anti kushtetues dhe anti ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës po mundohen t'i falën Manastirit të Deçanit.

"Qëndrimi i fundit publik i kryeministrit dhe kryekuvendarit, ishin qëndrime dinjitoze dhe me se i qartë nga gjithë liderët institucional të Kosovës që nga fillimi i kësaj odiseje.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, rithekson së në Kosovë nuk duhet të zbatohen vendimet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë as vendimi anti kushtetuese dhe anti ligjor i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” nuk duhet të zbatohet, sepse ai do të jetë precedent i rrezikshme për Kosovën që do të ketë impakt edhe tek kishat e tjerra politike që ka ndërtuar regjimi i Millisheviçit në Kosovë gjatë periudhës 1990-1999, duke nisur që nga kisha në pronën e Universitetit të Prishtinës, pastaj në Banjë të Pejës, në Drenoc të Klinës, Berrnjakë të Rahovecit, në Gurakoc të Istogut, e në shumë e shumë vende të tjera në Kosovë", thuhet në këtë reagim.

"Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ri kërkon nga ana e organeve shtetërore ligjvënëse në Kosovë që të nisin proceduar për të nxjerr një Ligj të Veçantë ose Ligj Special me anë të së cilit do të shpallën të pavlefshme (null) ligjet dhe vendimet e kohës së Millosheviçit që janë marr për Kosovën nga marsi i vitit 1989 deri në qershor të vitit 1999", shtohet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat