U tha se ka shpenzuar 10 mijë euro nga buxheti i Kuvendit, reagon ish-deputeti i LDK-së

Aktuale

U tha se ka shpenzuar 10 mijë euro nga buxheti i Kuvendit, reagon ish-deputeti i LDK-së

Nga: A.ZH Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 16:30
Blerim Grainca

Deklarata e Ilir Kërçelit, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, se ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Blerim Grainca, ka shpenzuar 10 mijë euro nga buxheti i Kuvendit të Kosovës, përgjatë viteve 2010-2011, ka nxitur reagimin e këtij të fundit.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se ky lajm është i pavërtetë, pasi ai mandatin e ka filluar në fund të vitit 2014.

Ai e ka quajtur pseudo këshilltar Kërçelin, përcjell Bota sot.

Reagimi i Graincës në Facebook:

Reagim:

Sipas Gazetes Express, një farë alamet këshilltari  i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërqeli, më paska akuzuar që unë paskam shpenzuar 10.000 euro para të Kuvendit përgjatëve viteve 2010 - 2011. 

I tregoj atij pseudo këshilltari dhe opinionit të dashur, që unë mandatin e deputetit e kam filluar në fundin e vitit 2014. 
Shihemi në Gjykatë me ata që plasojnë lajme të pa vërteta.

Ish-deputeti Grainca ka thënë së fundmi, se ai kishte hequr dorë nga shpenzimet e karburantit sa ishte deputet në vitin 2015. Ai ka theksuar se ka jetuar në Prishtinë dhe për këtë arsye e kishte refuzuar këtë pagesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat