Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se dy viktima, një burrë dhe një grua janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Prishtinës.

Ndërsa, 4 viktima, 3 burra dhe një grua janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.