Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është sharë e ofenduar nga shefi i GP të LDK-së, Arben Gashit.
Ai ka thënë se kompensimi i shpenzimeve të derivateve për deputetë nuk duhet të ndodhë, teksa ka thënë se këtë ia ka kërkuar partive tjera.
“Mbledhja e sotme dështoi shkaku i sjelljes së shefit të LDK ndaj meje e cila kaloi edhe në sharje. Ne si grup përveç se kemi hequr dorë kërkojmë të bëhet një gjë e tillë për deputet sa i përket shpenzimeve.
Ne natyrisht që kemi të angazhuar për të rregulluar çështjen e pagave. Ne do të kërkojmë që kuvendi të rishikojë vendimin e vitit 2011. Ne jemi të bindur që ky kompensim është i tepërt për deputetët. Nuk kompensohen shpenzimet e derivateve. Ne jemi për rregullim të përhershëm. Deputetët mos ta kenë pjesë të pagës kompensim udhëtimin”, tha Rrustemi.