Dëshmitar i ngjarjes/Rrustemi tregon si ndodhi përplasja mes Gashit e Kërçelit në Kuvend dhe si u evitua esklaimi

Aktuale

Dëshmitar i ngjarjes/Rrustemi tregon si ndodhi përplasja mes Gashit e Kërçelit në Kuvend dhe si u evitua esklaimi

Nga: G.B Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 12:14
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi është deklaruar për përplasjen që ndodhi në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka qenë dëshmitar direkt i kërcënimeve, sharjeve dhe sjelljes së Arben Gashit ndaj Ilir Kërçelit, përcjell Bota sot.

Rrustemi ka thënë se eskalimi i situatës u pengua nga ndërhyrja e disa prej të pranishmëve, derisa shton se sjellje të tillë nuk ka imagjinuar se mund të bëhet nga një deputet e në organin ma të lartë të Kuvendit.

Postimi i tij i plotë:

Sot, isha në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit ku pritej të vendosej për seancën e radhës. Aty isha dëshmitar direkt i një sjellje të paimagjinueshme, kërcënime të hapura e konfirmim të kërcënimeve, sharjeve më të ulëta me anëtarë të familjes, ndaj shefit të Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Kërçeli nga ana e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Si pasojë e kërcënimeve e kanosjes së drejtpërdrejt, e cila si eskalim u pengua nga ndërhyrja e disa prej të pranishmëve, mbledhja e Kryesisë nuk filloi.

Unë sjellje të tillë nuk kam parë e nuk e kam përfytyruar se mund të bëhet nga një deputet e në organin ma të lartë të Kuvendit.

Përkundër evitimit, kërcënimi dhe kanosja përsëritej vazhdimisht, e mbi atë çfarë kam parë, Ilir Kërçeli është i rrezikuar në çdo moment.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat