Partia Socialdemokratike sot ka mbajtur një aktivitet, ku kanë ngjitur logo të KEDS-it e KESCO-s nëpër veturat që gjendeshin në parkingun e oborrit të qeverisë.
Aktivisti Nol Nushi tha se kjo vjen pas vendimi të qeverisë për ndarjen e 15 milionë eurove për KEDS-in.
“Të shtunën në vikend në ora dy të natës qeveria mblidhet dhe ndan 15 milionë euro për KEDS-in, ne nuk e dimë pse kjo ka ndodhur.. e kemi cekur edhe më herët se kjo qeveri është në shërbim të KEDS-it.
Këto vetura kanë qenë në shërbim të KEDS-it, është e papranueshme se si një qeveri e tërë vihet në shërbim të një kompanie, jemi në pritje të vendimit të ZRRE-së, tashmë s’kemi qeveri që i shërben qytetarëve por KEDS-it, andaj edhe vendimet e ZRRE-së janë shenja ogurzeza, se kur një vendim i tillë merret në mes të natës e dimë se çfarë vendimesh do të marrë edhe ZRRE-ja”, tha Nushi.