146 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 793 mijë e 236.
808 mijë e 328 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës. Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet nga MSH.