Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi, psikologe mjekësore, ka reaguar ndaj dy deputetëve të VV-së, në rastin e profesorit Lulzim Paci ditë më parë dhe sot për rastin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se gjuha e përdorur nga ta është e papranueshme dhe e dënueshme, përcjell Bota sot.
Po ashtu, ajo është shprehur se ata duhet të jenë shembull për të tjerët dhe jo vet stigmatizues dhe njollosës.
Postimi i saj i plotë:
Reagim. Si profesionaliste e shëndetit mendor, reagoj ashpër ndaj personave publikë (ndaj dy deputetëve të VV -së) ...për gjuhën e përdorur nga ata, ndaj profesorit Lulzim Paci, që vallëzoi, dhe sot ndaj deputetit Arben Gashi. Kjo gjuhë është e pa pranueshme dhe e dënueshme. Mendoj që duhet të jeni shembull për të tjerët, e jo vet stigmatizues dhe njollosës!
Spec. Donika Tahirsylaj Alidemi psikologe mjekësore.