Pajisje për video-incizim dyshohet se janë vendosur në qelitë e grave të burgosura në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan, ka mësuar media nga burime brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Kamerat, dyshohet se janë vendosur në dhomat e pavijoneve të grave të burgosura në Qendrën Korrektuese në Lipjan, kanë thënë burime brenda ShKK-së.
Vendosja e tyre është realizuar në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Media raportoi sot se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna si pasojë e shpërfaqjes së skandalit.
Udhëheqësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, njeriu i cili aktualisht mban përgjegjësi për funksionimin dhe veprimet operative të ShKK-së, Ali Gashi, ka refuzuar të flasë të hënën.
Ai ka thënë se ndodhet në një takim, para se të fikte telefonin. Nuk është përgjigjur më në thirrjet e gazetës.
Media raportoi se dy zyrtarë të ShKK-së janë suspenduar nga puna.
Fatlinda Mustafa, ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Qendrën Korrektuese për gra në Lipjan dhe Ilir Kelmendi, drejtor për Siguri në Shërbimin Korrektues (ShKK), u pezulluan nga detyra të martën.
Për skandalin, është shprehur të mos jetë në dijeni edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Ai i ka sugjeruar Paparacit të drejtohet për sqarime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.