Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe Zëvendëskryeministren Donika Gërvalla.
Sic ka njoftuar Osmani, ky takim është në kuadër të takimeve koordinuese, të cilat ajo i mban çdo javë.
Sipas Osmanit, ata kanë diskutuar për nismat në fuqizimin ndërkombëtar dhe angazhimin në dialogun e përqendruar në njohje.
‘Takim javor koordinues për politikën e jashtme me Kryetarin Konjufca, Kryeministrin Kurti dhe Zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqëndruar në njohje”, ka shkruar Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.