Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj publicistit Veton Surroi.
Spahiu në reagimin e tij të publikuar në Facebook, për Surroin thotë se po përpiqet të poshtëroj figurën e Xhafer Devës.
Sipas tij, kjo Surroi është shumë manipulativ.
Ai pyet se a të ia publikojmë Veton Surroit fotografinë me Sllobodan Millosheviqin në Beograd, apo me Hashim Thaçin në Prishtinë?
Spahiu pyet se me cilën fotografi do të ndjehej më keq Surroi.
“Në vlugun e fushatës së Beogradit kundër Xhafer Devës, Veton Surroi përmes një fotografie të Xhafer Devës me një udheheqës lokal serb dhe një oficer gjerman, perpiqet ta poshtërojë figurën e Xhafer Devës. Shumë manipulativ a?. Tani, ne a t'ja publikojmë Vetonit fotografinë e tij me Sllobodan Millosheviqin në Beograd apo me Hashim Thaçin ne Prishtine? Me cilen fotografi do të ndjehej me keq”, shkruan Spahiu.