​Transportuesit e mallrave s’do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit

Aktuale

​Transportuesit e mallrave s’do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro në Terminalin doganor në Hanin e Elezit, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një postimi në Facebook, pas zhbllokimit të rrugës nga rrethojat metalike që ishin të vendosura në Terminalin Doganor në Hanin e Elezit.

“Pas ankesave të shumta nga agjentët doganor, MMPHI në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përkitazi Doganën e Kosovës, kanë iniciuar kërkesën për zhbllokimin e rrugës nga rrethojat metalike të vendosura në rrugën e cila është pronë shoqërore, nën menaxhimin e AKP-së.

Operatori Ekonomik, “Terminali SHPK”, kishte bllokuar rrugën për transportuesit e mallrave duke i detyruar ata të paguanin dyzet euro. Me asistencën e Policisë së Kosovës, tashmë kjo rrugë është zhbllokuar, rrjedhimisht transportuesit e mallrave nuk do të paguajnë më 40 euro, aq sa ishin të detyruar të paguanin më parë”, thuhet në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat