Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio Kosovës, Ernest Lumën.
Siç tregojnë burimeve Luma u shkarkua me nëntë vota pro.
Sipas u.d. drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka shkelur Ligjin.
Sipas tij, Luma ka shkelur rregulloret e brendshme të RTK-së dhe kontratën e tij të punës, duke mbajtur anë dhe duke qenë pjesëmarrës në debate politike në media rivale të RTK-së, e cila, sipas tij, është shkelje e rëndë e rregullores së brendshme të RTK-së.