Sonte është shkarkuar drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma.
Siç merret vesh, Luma u shkarkua me nëntë vota pro.
Menjëherë pas shkarkimit ka reaguar vet Luma.
Ai në një postim në Facebook, ka publikuar një video ku ishte pjesëmarrës në një emision televiziv, e që sipas tij, kjo ishte arsye e shkarkimit.
“Kjo është arsyeja e shkarkimit tim.
Mosarsyet i tregoj në ditët në vijim.
Në Korenë e Kim Jon Un-it, për këtë arsye të kishin ekzekutu me top. Këtu, me shkarkim.
Kam pshtu lehtë! 😄😄
Përndryshe, jam mësu m'u çu e m'u rrëxu që 100 vjet, me e pa arsye.
Pa merak. Shihemi prapë”, shkruan Luma në Facebook.
Ky shkarkim ka ardhë pasi drejtori i Radio Kosovës, Ernest Luma, ka shkelur Ligjin.
Raportohet se Luma ka shkelur rregulloret e brendshme të RTK-së dhe kontratën e tij të punës, duke mbajtur anë dhe duke qenë pjesëmarrës në debate politike në media rivale të RTK-së, e cila, sipas tij, është shkelje e rëndë e rregullores së brendshme të RTK-së.