Shumica e deputetëve bojkotojnë Kuvendin, dështon të mbahet seanca e re plenare

Aktuale

Shumica e deputetëve bojkotojnë Kuvendin, dështon të mbahet seanca e re plenare

Nga: Bota sot Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 07:19
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar 16:22) - ​​​Në mungesë kuorumit ka dështuar të mbahet seanca e re plenare e Kuvendit të Kosovës, pasi në sallë ishin vetëm 57 deputetë.

Pas pauzës të seancës së paradites, e cila zgjati më shumë se një orë, shumë deputetë nuk u rikthyen fare në sallën plenare të Kuvendit. Ndërsa, deputetët e dy partive opozitare, PDK dhe LDK e bojkotuan Kuvendin edhe pasdite. 

Rrjedhimisht, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca bëri të ditur se seanca e njëjtë do të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Konjufca: S’ka kushte të mbahet sot kjo seancë, e njëjta vazhdon nesër prej orës 11:00 

“Konsideroj se nuk ka kushte për sot që të mbahet kjo seancë, shihemi nesër në orën 11:00 për ta vazhduar”, tha ai.

Në rend të ditës për seancën e sotme ishin disa projektligje dhe debati parlamentar për Raportin e Progresit për vitin 2021.

Kuvendi miraton një sërë projektligjesh

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një sërë projektligjesh. Në seancën e sotme plenare, të zgjedhurit e popullit janë treguar efikas duke miratuar 23 projektligje. Disa prej tyre ishin në lexim të dytë dhe të tjerë në parim.

Mes tjerash të zgjedhurit e popullit, miratuan në lexim të parë, Projektligjin për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, Projektligjin për peshkatari dhe akuakulturë, Projektligjin për farërat, Projektligjin për bujqësi organike dhe atë për mbrojtjen e bimëve.

Kuvendi po vazhdon punimet me pikat e tjera të rendit të ditës.

Kuvendi miratoi rezolutën e AAK-së për pagat në sektorin publik

Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja, lidhur me pagat në sektorin publik.

Në seancën e sotme, legjislativi miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjin për tregti me jashtë.

Dritë të gjelbër në parim iu dha edhe Projektligjit për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe projektligjit për regjistrimin e bujqësisë.

Tahiri: Mos të eksperimentohet me koeficientet në Projektligjin e pagave

“Mos të eksperimentohet me koeficientet me ligjin e pagave. Nëse koeficienti ka synim të zvogëlohet dhe nëse ky ligj nuk vjen ashtu siç është thënë në mars në Kuvend, atëherë rritje të pagave përmes ligjit nuk do të ketë”, tha ai.

Megjithatë, Kuvendi nuk e hodhi në votim projekt-rezolutën e AAK-së lidhur me rritjen e pagave dhe vendosi t’i kthehet prapë kësaj pike.

Kuvendi miraton vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik “Kosmonte Foods”

Kuvendi i Kosovës me 67 vota për ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit investitor strategjik kompanisë “KOSMONTE FOODS”. Përkrahje një vendimi të tillë i dhanë deputetët e shumicës parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetët e partisë opozitare, AAK.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se përmes këtij vendimi do të ketë një investim mbi 11 milionë euro të kompanisë dhe punësim të rreth 300 personave në përudhën afatmesme 2021-2025.

Hajdari: Vlera e investimeve të zotuara është mbi 11 milionë euro

“Si investitor strategjik në periudhën afatmesme 2021-2025 kompania “KOSMONTE FOODS” do të zbatojë dy projekte. Projekti i parë fabrika për përpunimin e pemëve dhe perimeve që përfshijnë zgjerimin e kapaciteteve për ruajtjen dhe prodhim në sipërfaqe prej 16 mijë e 200 metra katror. Projekti i dytë është kompleksi si fabrikë për përpunimin e mishit të shpezëve me sipërfaqe rreth 12 mijë. Vlera e investimeve të zotuara arrijnë në 11 milionë e 143 mijë euro dhe priten të punësohen rreth 300 persona”, tha ajo.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për mbeturina. Ndërsa nuk miratuan Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, raportin vjetor të KQZ-së për vitin 2020 dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020

Tahiri: Lajm shumë i keq shtrenjtimi i rrymës, duhet të ishte alarm për Kurtin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, është lajm shumë i keq për qytetarët.

Ai tha se ky lajm do të duhej të ishte alarm për kryeministrin Albin Kurti e Qeverinë.

Tutje, Tahiri theksoi se AAK mbështet debatin për shtrenjtim të rrymës dhe miratimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

“Vendimi i ZRrE-së për rrymën është lajm shumë i keq për qytetarët, po vjen në rrethana shumë të vështira kur kemi shtrenjtim të të gjitha produkteve, ky shtrenjtim i rrymës do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale të qytetarëve të Kosovës që duhet të ishte një alarm për kryeministrin Albin Kurti, Qeverinë dhe gjithë ne. Ky çmim i rrymës do të ketë efekt zixhiror të ngritjes së çmimeve, ndërsa pagat janë njësoj si në sektorin publik si në atë privat. Ne si grup parlamentar e mbështesim edhe debatin edhe miratimin e një rezolute që një organi të pavarur të kuvendit t’i kërkojmë rivokimin e këtij vendimi”, tha Tahiri.

Dështon kërkesa e PDK-së për mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, s’ka kuorum

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar mocioni i PDK-së në lidhje me tarifat e reja.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike, ka kërkuar mocion parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës.

Kjo kërkesë e cila u hodh në votim u mbështet nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kuvendi nuk pati kuorum për këtë vendim. Vetëm 36 deputetë morën pjesë në votim.

Me këtë rast, deputetë e LDK-së dhe të PDK-së, kanë lëshuar seancën. Ndërsa ata të AAK-së kanë qëndruar në sallë.

Lëshojnë seancën deputetët e PDK-së dhe LDK-së

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demorkatike të Kosovës, janë larguar nga seanca, pas debatit rreth vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ndërsa ata të AAK-së po qëndrojnë në sallë.

Zemaj: Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, i papërballueshëm për qytetarët

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se ky debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.

“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndëertuar. Nuk e ka pritur rezolutën. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar. As ata s’janë mbi ligjin, ligji duhet të respektoj barazinë”, tha Zemaj.

Tutje, Zemaj tha se LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

Tahiri kërkon të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës

Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

Ky vendim sipas shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duhet të anulohet sot. Me fillimin e seancës së Kuvendit, ai kërkoi që të mbahet një debat parlamentar rreth shtrenjtimit të rrymës, pasi siç tha ai, kjo e rëndon gjendjen e Kosovës.

“Kërkojmë që ta kemi mocion procedural ta fusim një pikë ku do të debatojmë për këtë vendim. Për instrumentin e kryeministrit Kurti, që tashmë është shndërruar në një instrument të tij, vërtetë e rëndon gjendjen jashtëzakonisht shumë në Kosovë. Ky vendim të anulohet sot. Ky është realitet i hidhur në vendin tonë, realitet që s’mund ta përballojë asnjë qytetar”, tha Tahiri.

“T’i marrim mandatin e ZRrE-së sepse do të bëjnë dëme edhe më të mëdha”, tha tutje Tahiri.

Image
Abelard Tahiri

***

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 11:00 për të vazhduar me pikat e mbetura nga seancat e kaluara plenare. Pjesë e rendit të ditës do të jetë edhe hedhja në votim e propozim-rezolutës nga debati parlamentar kundër shtrenjtimit të rrymës, si dhe votimi i propozim-rezolutës mbi pagat në sektorin publik.

Ky është rendi i ditës së seancës së Kuvendit të Kosovës:

Rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021:

21. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

29. Votimi i raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

32. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS”.

II. Pikat e papërfunduara të seancës plenare, më 13 e 14 dhjetor 2021 dhe 26 janar 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina,

13. Votimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020,

14. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, më 24, 28 e 29 dhjetor 2021 dhe 21 e 26 janar 2022:

26. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme,
27. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë,
28. Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,
29. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë,
30. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit,
31. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë,
32. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat,
33. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike,
34. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve,
35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat,
36. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë,
37. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor,
38. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit,
39. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës,
40. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari,
41. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale,
42. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve,
43. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë,
44. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor,
45. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve,
46. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore,
47. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve,
48. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
49. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 20 dhe 21 janar 2022:

11. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

V. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 24 dhe 26 janar 2022:

1. Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

VI. Seanca plenare e caktuar për datë 27 janar 2022, ora 15:00:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,
4. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,
5. Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,
6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb,
7. Raportimi i Qeverisë së Kosovës në Kuvend rreth “Progresit në përfshirjen e objektivave të zhvillimit të Qëndrueshëm në legjislacion, politika dhe buxhet”,
8. Debat parlamentar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2021,
9. Zëvendësimi i anëtarit të GP LS në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat