Nuk është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahej dje në orën 11:00, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare.
Lidhur me këtë çështje, Administrata e Kuvendit ka dalë me një deklaratë në web-faqen e këtij institucioni.
Kumtesa:
Pas situatës së krijuar, si pasojë e një adresimi verbal me një varg fyerjesh dhe ofendimesh nga ana e kryetarit të GP të LDK-së, Arben Gashi, kundrejt shefit të Kabinetitit, Ilir Kërçeli, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj mbledhjeje.