Hoti: Shqiptarët janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Aktuale

Hoti: Shqiptarët janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 11:38
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se shqiptarët ndihen krenarë për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shqiptarët janë krenarë për rolin e tyre në mbrojtjen e popullatës herreje gjatë Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Hoti në Twitter.

“Fakt: Popullsia hebreje në trevat shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore ishte më e lartë se para kësaj lufte.

Përvoja të panumërta jetësore tregojnë se si familjet shqiptare i fshehën hebrenjtë në ato kohë të tmerrshme”, ka shkruar tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat