Tahiri: Lajm shumë i keq shtrenjtimi i rrymës, duhet të ishte alarm për Kurtin

Aktuale

Tahiri: Lajm shumë i keq shtrenjtimi i rrymës, duhet të ishte alarm për Kurtin

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se vendim i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, është lajm shumë i keq për qytetarët.

Ai tha se ky lajm do të duhej të ishte alarm për kryeministrin Albin Kurti e Qeverinë.

Tutje, Tahiri theksoi se AAK mbështet debatin për shtrenjtim të rrymës dhe miratimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi.

“Vendimi i ZRrE-së për rrymën është lajm shumë i keq për qytetarët, po vjen në rrethana shumë të vështira kur kemi shtrenjtim të të gjitha produkteve, ky shtrenjtim i rrymës do të ndikojë në përkeqësimin e situatës sociale të qytetarëve të Kosovës që duhet të ishte një alarm për kryeministrin Albin Kurti, Qeverinë dhe gjithë ne. Ky çmim i rrymës do të ketë efekt zixhiror të ngritjes së çmimeve, ndërsa pagat janë njësoj si në sektorin publik si në atë privat. Ne si grup parlamentar e mbështesim edhe debatin edhe miratimin e një rezolute që një organi të pavarur të kuvendit t’i kërkojmë rivokimin e këtij vendimi”, tha Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat