Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilja Rexhepi bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi po qëndrojnë për vizitë në Gjilan.
Aty Rexhepi e Latifi u pritën në takim nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Rexhepi e Latifi do të takohen edhe me drejtorët e shëndetësisë, arsimit, policisë, spitaleve dhe përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë.