“I lig dhe i papërgjegjshëm”, Behgjet Pacolli revoltohet me deputetët e pozitës

Aktuale

“I lig dhe i papërgjegjshëm”, Behgjet Pacolli revoltohet me deputetët e pozitës

Nga: N. Sh. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 12:55
Behgjet Pacolli

Deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e pakuptueshme qasja e ligjvënësve në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës.

Pacolli tha se deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se nuk ka gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës.

Ai shkruan se qytetarët do të irritohen shumë kur t'ju vijnë faturat e rrymës të papërballueshme.

Postimi i plotë

E pakuptueshme qasja e deputeteve te Kuvendit të Kosovës në raport me interesat e qytetarëve të Kosovës.

Deputetët e pozitës duhet ta kuptojnë se ska gjë më të rëndësishme se sa diskutimi për një problem të madh që iu shkaktohet qytetarëve siç është shtrenjtimi i rrymës.

Qytetarët janë ata që e mbushin buxhetin e Kosovës me kontributet dhe taksat tyre dhe para tyre duhet të japin llogari këta deputet. I lig dhe i pa përgjegjëshem është veprimi i tyre sot se si iu shmangën debatit për shtrenjtimin e energjisë.

Qytetarët do të iritohen shumë kur në fund të muajit faturat të cilat so tu vijnë do të jenë të papërballueshme.

Nuk di si qytetarët do të përballojnë trendin e shtrejtimeve të produkteve dhe shërbimeve bazike jetësore???😡😡😡

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat