Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, për rritjen e tarifës për energjinë elektrike.
Ai ka thënë se kjo "rritja ekonomike e pashembullt prej 10%" është thjeshtë rritje e çmimeve, përcjell Bota sot.
Deputeti ka numëruar rritjet e çmimeve edhe të produkteve tjera, duke theksuar se pa rritje të pagave, qytetarët vetëm janë varfëruar.
Reagimi i tij në Facebook:
Është rritur çmimi i energjisë elektrike.
Është rritur çmimi i bukës.
Është rritur çmimi i miellit.
Është rritur çmimi i vajit.
Është rritur çmimi i naftës.
Rrogat NUK janë rritur.
Është zvogëluar fuqia blerëse e qytetarit.
Pra, “rritja ekonomike e pashembullt” prej 10% është thjeshtë rritje e çmimeve; asnjë qytetar nuk është pasuruar 10%.
Në fakt, rritja e çmimeve pa rritje të rrogave i ka varfëruar qytetarët.