Një kontingjent tjetër i vaksinave kundër koronavirusit do të arrijnë së shpejti në Kosovë.
Bëhet fjalë për mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Kështu kanë thënë për median nga Ministria e Shëndetësisë.
“Po, priten, dhe sasia është rreth 500.000 doza të Pfizer vaksines”. thuhet në përgjigjën e MSH-së.
Autoritetet shëndetësore në Kosovë në gusht të vitit 2021 kishin pranuar 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, pjesë e donacionit të SHBA-ve për Kosovën.
Kujtojmë se mars të vitit të kaluar, presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani i ishte drejtuar presidentit amerikan Joe Biden me kërkesën që ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave.
Më shumë se 1.7 milion doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.