​Kuvendi miratoi rezolutën e AAK-së për pagat në sektorin publik

Aktuale

​Kuvendi miratoi rezolutën e AAK-së për pagat në sektorin publik

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 13:17
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 68 vota për ka miratuar rezolutën e propozuar nga AAK-ja, lidhur me pagat në sektorin publik.

Në seancën e sotme, legjislativi miratoi edhe në lexim të dytë Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

Poashtu dhe Projektligjin për tregti me jashtë.

Dritë të gjelbër në parim iu dha edhe Projektligjit për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore dhe projektligjit për regjistrimin e bujqësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat